Kurti u takua me presidentin e “Bezos Earth Fund”, diskutuan për bashkëpunim

by admin
Spread the love

Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me presidentin e Bezos Earth Fund, Andrew Steer.

Fondi “Bezos Earth” u themelua falë një zotimi prej 10 miliardë dollarësh të themeluesit dhe drejtuesit ekzekutiv të kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe në mbrojte të mjedisit natyror.

Bëhet e ditur se Kurti e njoftoi Steer me disa prej reformave kyçe që Qeveria e Republikës së Kosovës është duke zbatuar, me theks te synimi për të arritur një rritje të qëndrueshme socio-ekonomike që është në përputhje me qëllimin e përbashkët për një shoqëri më të gjelbër dhe të drejtë.

Nga zyra e kryeministrit po ashtu njoftojnë se Kurti foli edhe për planet dhe synimin e Kosovës për dekarbonizim, tranzicionin e drejtë energjetik dhe potencialin e Kosovës në energjinë e ripërtëritshme.

Kurti dhe Steer u pajtuan që të mbesin në kontakt për të diskutuar më tutje format dhe fushat e bashkëpunimit.

 

You may also like