Kurti takon homologun bullgar, flasin për intensifikim të bashkëpunimin në disa aspekte

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit u takuan me Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov.

Bashkë biseduan për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit në aspektin ekonomik, tregtar dhe të investimeve, si dhe për rëndësinë që ka luftimi i krimit dhe i korrupsionit për sigurinë rajonale, njofton Klankosova.tv.

Kurti tha se integrimi në strukturat europiane dhe euroatlantike mbetet aspirata kryesore e Republikës së Kosovës dhe kërkoi përkrahjen dhe mbështetjen e Bullgarisë në realizimin e këtij synimi.

“U diskutua situata e sigurisë pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë dhe kryeministri Kurti ritheksoi solidarizimin dhe mbështetjen e Kosovës dhe popullit të saj me luftën nacionalçlirimtare të popullit ukrainas” thuhet në kumtesën e Zyrës së Kryeministrit.

Ai potencoi ndikimin dhe rrezikun që mund të paraqesin për rajonin tonë lidhjet e gjera dhe të thella mes Federatës Ruse dhe Serbisë. Një situatë e tillë e bën edhe më të domosdoshëm integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe në Bashkimin Evropian, për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kontinentin e Evropës, tha kryeministri Kurti.

You may also like