Kurti takohet me presidentin e Forumit Ekonomik të Vjenës, flasin për mundësitë e bashkëpunimit

by admin
Spread the love

Kryeministri Kurti takoi anëtarin e Bordit të Postës së Austrisë, njëherit President i Forumit Ekonomik të Vjenës, Peter Umundum

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës dyditore në Austri ka takuar  Peter Umundum, i cili është drejtor i Parcelave dhe Logjistikës së postës së Austrisë si dhe anëtarin e Bordit të Postës së Austrisë, njëherit president i Forumit Ekonomik të Vjenës.

Umundum, pas një prezantimi mbi funksionimin dhe organizimin e brendshëm të postës së Austrisë, ai shprehu interes për bashkëpunim me Kosovën në këtë fushë, duke ofruar përvojat dhe njohurit e kësaj psote.

“U bisedua për rritjen që ka përjetuar sektori postar gjatë pandemisë, në veçanti shërbimet elektronike dhe përfitimet nga kjo përvojë në avancimin e mëtutjeshëm të shërbimeve postare”, bëhet e ditur në komunikatën e kryeministrisë, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, Kurti tha se zhvillimi i këtij sektori në Kosovës është komponent shumë i rëndësishëm i infrastrukturës socio-ekonomike.

“Posta e Kosovës ka nevojë për modernizim të shërbimeve aktuale por edhe prezantim të shërbimeve të reja. Në këtë drejtim, Posta e Austrisë mund të shërbej si model”, është shprehur Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Në takim, gjithashtu u diskutua për mundësinë e themelimit të një qendre postare të Postës së Austrisë për Evropën Qendrore në Kosovë.

You may also like