Kurti takohet me disa deputetë të Bundestagut, flasin për propozimin franko-gjerman

by admin
Spread the love

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, mbrëmë takuan deputetë të Bundestagut nga radhët e Partisë Social Demokrate, Partisë Liberale dhe Unionit Demokristian, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ku u diskutua për raportet me Serbinë dhe propozimin franko-gjerman.

“Gjermania është një vend mik dhe aleate në marrëdhënie bilaterale dhe në integrimin Evropian të Kosovës”, tha Kurti gjatë takimit me deputetët Andreas Schwarz, Wolfgang Hellmich, Ulrich Lechte, Renata Alt, Aydan Özoğuz dhe Metin Hakverd.

Kryeministri nënvizoi performancën ekonomike, përparimin demokratik, progresin e digjitalizimit të shërbimeve, politikat sociale në shërbim të qytetarëve dhe suksesin në luftimin e korrupsionit.

Më tej, i pari i qeverisë citoi përfundimet e raporteve ndërkombëtare si ai i Transparency International, Reporterëve Pa Kufi, Projekti i Drejtësisë Botërore, i Bankës Botërore të Maturitetit të Teknologjisë në Qeveri dhe i BE-së për Vendin për vitin 2022.

Ai po ashtu i njoftoi deputetët gjermanë që Qeveria e Kosovës tashmë ka miratuar tri marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit.

You may also like