Kurti: Pagat dhe punësimi do të rriten në Kosovë, shënuam rezultate të mira në ekonomi

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën plenare në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Kosova mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, raporton Ekonomia Online.

Mes tjerash, Kurti tha se Kosova do të jetë përherë e bashkërenduar me BE-në, SHBA-në dhe NATO-n.

“Ne do të jemi përherë të bashkërenduar me SHBA-në, BE-në dhe NATON-n. Organet e rendit kanë vepruar menjëherë dhe ministri i brendshëm ka shprehur qëndrimin politik në mbështetje të raporteve që ka Kosova me Turqinë duke dënuar gjestin në Prizren”.

Kryeministri Kurti ka folur edhe për gjendjen ekonomike, kur më herët partitë opozitare e kanë kritikuar.

“Sot janë bërë 11 muaj prej kur është votuar Qeveria jonë. Besoj se gjatë këtyre muajve kemi shënuar rezultate të mira në ekonomi. BQK-ja ka thënë se rritja në Kosovë është 9.9 për qind. Pagat në Kosovë duhet të rriten dhe do të rriten. Pagat e ndjekin rritjen e produktivitetit. Ato mund ta ndjekin afër rritjen vetëm kur kemi papunësi të ulët. Theksi i Qeverisë sonë është te rritja e punësimit para se të jetë te rritja e pagës”, u shpreh Kurti.

You may also like