Kurti: Me këshilltarin e Biden u takova në Shtëpinë e Bardhë, besoj se ua ka hequr dilemat ambasadori

by admin
Spread the love

Kryeministri Albin Kurti, ka folur në konferencën e parë për media pas kthimit nga SHBA. Shefi i qeverisë foli për takimin që ka pasur me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan.

Kurti tha se me Sullivan u takua në Shtëpinë e Bardhë dhe se s’ka takim më të rëndësishëm për sigurinë për Kosovën sesa me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Biden.

“Unë kam shkuar për dy gjëra kryesore për investime për Kosovën dhe për sigurinë për Kosovën. Në DASH kam takuar nënsekretarin Chollet dhe vepron për gati 30 vjet në Departament dhe e njeh si rrallë kush tjetër rajonin tonë dhe kjo ka ndodhur pas ceremonisë mortore të sekretares Albright. Takim më të rëndësishëm për sigurinë për Kosovën s’mund të kesh sesa me Këshilltarin Sullivan dhe u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë.
Besoj që Ambasadori amerikan ua ka heq dilemat, nëse as ambasadori amerikan s’ua ka hequr dikujt prej juve dilemat as ambasadori amerikan atëherë e kam vështirë të ju ndihmoj”, tha ai.

Ai tha se gjatë vizitës dy javore ka pasur më së shumti takime fizike të realizuara.

“Në vizitën që kisha në SHBA gjatë atyre dy javëve, kam pasur numrin më të madh të mundshëm të takimeve që do të mund të realizoheshin fizikisht. Kam takuar Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe shefen e përgjithshme të USAID-it si dhe shefen e MCC-së”, tha ai.

You may also like