Kurti: Me bojkot mësimi nxjerrim analfabetë funksionalë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Listën e grevistëve nga komunat nuk e mori, prandaj për ta qeveria nuk procedoi fare rrogat e gushtit.

Fajin për këtë ekzekutivi po e gjuan tek udhëheqja komunale me të cilën kryeministri Albin Kurti u tregua i ashpër të shtunën.

Megjithatë, shefi i kuletës së shtetit, Hekuran Murati, tha se për shkak të situatës së rëndë ekonomike e shohin të domosdoshme të procedojnë me listat.

Qeveria të shtunën prezantoi pakon që parasheh nga 50 euro për katër muaj për zyrtarët publikë. Megjithatë, i pari i shtetit i quajti përsëri absurde kërkesat e grevistëve, ndër të cilat është edhe ajo për 100 euro deri në Ligjin për Paga.

Ky kërkoi që mësimi të nisë të hënën, derisa bojkotin e quajti papërgjegjësi totale.

You may also like