Kurti mbështet Bahtirin në Mitrovicë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, pati në vizitë kryeministrin e vendit të dielën.

Albin Kurti që është njëherësh edhe kryetar i partisë me të cilën Bahtiri garon, shkoi për ta mbështetur atë në garën zgjedhore.

Ndalesa e parë në agjendën pesë orëshe ishte qendra e vaksinimit, njofton Klan Kosova.

Më pas, këta dy bashkë patën takim me mjekë, sportist e artist.

Këta të fundit patën kërkesë për ndërtimin e një objekti të ri për teatër. Kurti, u zotua se do të punojë për realizimin e kësaj kërkese.

Ai më pas, të pranishmëve u tha se nuk duhet të kenë dilemë nëse duhet të votojnë për Agim Bahtirin, si kryetar i këtij qyteti.

You may also like