Kurti: Jam i gatshëm të bisedojë me priftërinjtë kryesorë të Kishës Ortodokse, por po më refuzojnë

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.

Ai tha se beson se ka shumë shkelje procedurale në këtë aktgjykim, ndonëse vazhdimisht tha se u është kërkuar që të mos përzihen në shtyllat e tjera të pushtetit, por sipas tij, në këtë rast po kërkohet që të jenë pranë Gjykatës Kushtetuese.

Kurti tha se nuk është Manastiri  i Deçanit palë në çështje, por është Kisha Ortodokse, dhe se kjo gabimisht është pranuar.

“Nuk mund të na përfaqësojë neve AKM-ja e UNMIK-ut pas shpalljes së pavarësisë, por është dashur AKP-ja, e edhe kjo shkelje është bërë. Janë të panumërta ato, por qeveria e Kosovës i mbahet drejtësisë”.

“Nuk angazhohemi ne në logjikë pazaresh me askënd. Me dijen që e kemi, me aftësitë që i posedojmë e bëjmë më të mirën e mundshme, duke mos e kursyer veten. Nëse ka nevojë për komunikimin, edhe këtu e kemi shprehur gatishmërinë tonë”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Kurti tha se ka kërkuar nga priftërinjtë kryesorë të Kishës Ortodokse në Kosovës që të nisin dialog bashkë, por sipas tij, ata nuk po e pranojnë këtë gjë, teksa shtoi se ai është i pari kryeministër që po e refuzojnë.

“I kanë pritur në takim e kanë dialoguar me të gjithë kryeministrat para meje, përveç me mua”, ka thënë Kurti.

Tutje, kreu i qeverisë tha se ka edhe aktgjykime të tjera të Gjykatës Kushtetuese e që s’janë zbatuar, por sipas tij, ato s’po përmenden.

“Si bëhet që nga aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese përzgjidhet një prej tyre, thua se bëhet fjalë për tryezë suedeze”.

“Konsiderojë që kushtëzimi ndaj Kosovës nuk është një punë e mençur, por unë konsiderojë se ne kemi nevojë që të na ndihmojnë të bëhemi anëtar të KE-së, e jo të na pengojë ndokush atëherë kur nuk është trajtuar plotësisht aplikacioni ynë”, ka thënë Kurti, njofton Klankosova.tv.

 

You may also like