Kurti “godet” LDK-në para bashkëpartiakëve

by admin
Spread the love

Kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria Kurti 1 nuk zgjati shumë sepse LDK-ja qëlloi partner jo i qëndrueshëm për interesa shtetërore e kombëtare.

Reagimi i tij për LDK-në vjen dy ditë pasi kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ia refuzoi ftesën për takimin e së premtes Kurtit.

Por, gjatë atyre muajve ai tha se e luftuan drejtpërdrejt korrupsionin, e mbrojtëm Kosovën, duke hequr nga bordet ata që s’e meritonin, “duke rezistuar suksesshëm projektin për shkëmbim territorial, dhe duke vendosur gjithandej profesionistë të ndershëm e duke e afruar popullin i cili e donte Republikën më shumë se çkado tjetër”.

Megjithatë, ai foli edhe për zgjedhjet e fundit parlamentare, rezultatin e së cilës e quajti historik.

“Në shkurt të vitit 2021, fituam sërish zgjedhjet, kësaj radhe me një rezultat historik, që nuk ka precedent në Kosovë. E sot e kemi qeverinë sërish nën drejtimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në aleancë me Guxo e Alternativën, që po e quajnë qeveria Kurti 2, ata që kanë qejf të numërojnë. Nuk do t´ua prishim qejfin, nuk do t´ua ndalim numërimin”, u shpreh Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

You may also like