Kurti: Do bëhemi vendi më konkurrues në Ballkanin Perëndimor për Investimet e Huaja Direkte

by admin
Spread the love

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në inaugurimin e Odës Nordike, dhomës së re të biznesit Nordiko-Kosovar, ku tha se një nga objektivat kryesore të “NordiKo” do të jetë mbështetja e investitorëve të mundshëm nga vendet nordike, për të eksploruar mundësitë e investimeve dhe shkëmbimit tregtar për dhe nga Kosova.

U bë e ditur se kjo dhomë biznesi do të shërbejë si një katalizator për përparimin, një platformë që nxit bashkëpunimin, inovacionin dhe sipërmarrjen.

Me këtë rast, Kurti tha se Kosova do të bëhet vendi më konkurrues në Ballkanin Perëndimor kur bëhet fjalë për Investimet e Huaja Direkte.

Ai tregoi se janë në procesin e krijimit të Agjencisë së Investimeve dhe Eksportit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe se po punojnë me disa organizata partnere ndërkombëtare për të zhvilluar procese efektive, që mundësojnë rritjen e shpejtë e të qëndrueshme të investimeve të huaja dhe të orientuara drejt eksportit.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like