“Kurti dëshiron të shkaktojë konflikt”, Vuçiç viktimizohet pas takimit në Bruksel: Serbisë po i bëhet shumë presion

by admin
Spread the love

Nuk ka takim trilateral në Bruksel dhe as një udhërrëfyes për daljen nga kriza. Kështu pretendon presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili foli i pari pas përfundimit të takimit me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Josep Borrell.

“Në këtë moment nuk shoh arsye të flas me një njeri që provokon çdo ditë dhe dëshiron të shkaktojë konflikt sepse është ideologjia e tij fanatike”, u shpreh Vuçiç duke iu referuar refuzimit për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai shtoi më tej se me zyrtarët e BE-së do të vijojë komunikimin në baza ditore, por megjithatë nuk i kurseu kritikat.

“Kosova nuk ka rënë nga qielli, është krijuar për një kohë të gjatë, për shumicën e vendeve të BE-së është shtet i pavarur, është fëmijë i tyre, prandaj e mbrojnë atë”, u shpreh presidenti serb duke u viktimizuar sërish se shtetit të tij po i bëhet shumë presion.

You may also like