Kur të bëheni prindër do e kuptoni – Shqip

by admin
Spread the love

Tolgahan Saysiman ishte i ftuar së fundmi në një program në Turqi për të folur mbi filmin e tij të ri, por u ndal pak edhe tek jeta private. Duke iu përgjigjur pyetjeve me sinqeritet, Tolga u emocionua kur dëgjoi emrin e babait të tij.

“Kur them baba më vjen në mendje Efehani, më vijnë në mendje gabimet që kam bërë ndaj babait tim. Prandaj u preka. Nuk është vetëm babai arsyeja e emocioneve të mira, por edhe gjëra të tjera. Kur të bëheni prindër do i kuptoni disa gjëra”, tha Tolga, i cili tashmë që është baba i dy fëmijëve i kupton më së miri sakrificat e babait të tij.

You may also like