Kur pushtuesi serb e mori në bisedë informative Ajet Shoshollin

by admin
Spread the love

Ndeshja e parë zyrtare e kombëtares së Kosovës në nivel ndërshtetëror është zhvilluar më 14 shkurt të vitit 1993 në stadiumin “Selman Stërmasi në Tiranë.

Kosova pas pavarësimit të sportit nga ai ish jugosllav, që ka zhvilluar  ndeshjen e parë me një kombëtare siç ishte Shqipëria, ndeshje revyale. 

Kombëtarja shqiptare e fitoi ndeshjen me rezultat 3:1 ndaj Kosovës.

Gazeta “Bujku” më 27 qershor 1993

Pas 4 muajve e gjysmë (më 26 qershor) pushtuesi serb e thërret në bisedë informative selektorin e kombëtares së Kosovës Ajet Shoshollin.

Më 27 qershor të vitit 1993, gazetari i gazetës “Bujku”, ka shkruar për rastin e Shoshollit: “Ajet Shosholli, selektor i reprezentacionit futbollistik të Republikës së Kosovës, dje u ftua në bisedë informative në stacionin policor të Mitrovicës.

Marrja në pyetje edhe e këtij punëtori të shquar sportiv, tregon se pushteti aktual serb me të gjitha mjetet po tenton të pengojë zhvillimin e sportit kosovar.

Përndryshe, policët serbë bisedën kryesisht e përqendruan në udhëtimin e reprezentacionit tonë futbollistik në Shqipëri dhe mënyra e organizimit të kampionatit futbollit të Kosovës”.

You may also like