Kur ne të ngrihemi, nuk ka më vend për Edi Ramën! – Shqip

by admin
Spread the love

Për herë të tretë që pas arrestimit shtëpiak, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij për demokratët në dritaren e banesës së tij. Ai nuk ka ndalur me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama duke theksuar se kur opozita të ngrihet, nuk do të ketë më vend për të në Shqipëri.

“Ky dhunim, ky kërcënim, ky sulm ndaj gazetarëve, parlamentarëve të fjalës së lirë, është sulm ndaj secilit prej jush. Është sulm ndaj dinjitetit tuaj. Është sulm ndaj të drejtave tuaja për t’u informuar.
Dhe nuk ka asgjë, Edi Rama nuk kërkon asgjë nga ju përveç indiferencës suaj, që të vaprojë veprën e tij të zezë. Mos të kemi iluzion se fjala e lirë është antidoti absolut i diktaturave. Se fjala e saj, është vdekja e lirisë, është vdekja e demokracisë. Pa fjalën e lirë mund të jesh i pasur, mund të jesh profesionist i zoti, por njeri me dinjitet nuk je kurrë.

U drejtohem sot qytetarëve shqiptarë, kjo ishte për mediat, por kjo është më tronditësja. Por historia e Shqipërisë ka provuar, historia e botës ka provuar se në aktin e parë madhor për të vendosur sistemin e frikës dhe diktaturës, regjimet bëjnë gjithçka për të heshtur opozitën. Me heshtjen e opozitës, mes përpjekjeve për të heshtur opozitën, ata arrijnë të ngulisin frikën gjer në palcë. Çdo qytetar të shndërrojë njeriun krenar, qenie e barabartë para Zotit, në një larvë që zvarritet në mbretërinë e frikës. E thashë në fillim se kjo protestë është e shenjtë se asgjë nuk do Edi Rama përveçse të marrë fjalën e lirë. Po pse ndalem unë te ai? Se vetëm ai është i tillë. Dhe nuk është vetëm, është me bashkëshorten e tij.

Do mbetet në memorien time e pashlyer nata kur sikur të ishte zonja Makbeth, Linda Rama fton gazetarët në Pallatin Presidencial dhe u thotë, gati sa nuk u tha shtriga, po ju me ato fjalimet tuaja, që m’i bëni helme dhe gjilpëra burrit tim dhe ne. Imagjinoni ju se çfarë ndajnë ata për fjalën e lirë, për dinjitetin e qytetarëve. Ndaj dhe sot kjo protestë duhet të jetë një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari: mos u mërzitni, mos u lodhni, mos u trembni. Ua them unë ju, se sot paratë e drogës, falangat e krimit që kanë pushtuar çdo institucion, vërtet mbjellin frikë dhe terror. Por ata e bëjnë këtë vetëm pse nuk ngrihemi ne. Ju garantoj ju se në momentin që ne ngrihemi, nuk ka tunel, nuk ka vrimë, nuk ka vend më për Edi Ramën, në Surrel, Tiranë apo Shqipëri”, deklaroi Berisha./tvklan.al

You may also like