Kur i ke thënë për herë të fundit “Faleminderit” gruas tënde, pasi ka mbaruar gjithë punët e shtëpisë?

by admin
Spread the love

“Një mik imi erdhi në shtëpinë time për të pirë kafe. U ulëm të bisedonim dhe folëm gjatë për jetën. Në një farë pike të bisedës, i thashë: “Po shkoj të laj pjatat, kthehem shpejt”. Më pa gjithë dyshim dhe më tha: “Më vjen mirë që e ndihmon gruan tënde. Unë nuk e ndihmoj sepses a herë që bëj diçka, gruas sime nuk i pëlqen. Javën e shkuar lava dyshemenë dhe nuk më tha as “Faleminderit””.

U ktheva më pas të bisedoja me të dhe i shpjegova se në të vërtetë, unë nuk kisha ndihmuar gruan time. Gruaja ime nuk kishte nevojë për ndihmë, kishte nevojë për një bashkëpunëtor, për një aleat. Unë jam një aleat i saj në shtëpi dhe në shoqërinë tonë, duhet të ndahen funksionet e secilit. Një gjë e tillë nuk ka të bëjë me ndihmën.

Unë nuk ndihmoj gruan time të pastrojë shtëpinë; unë jetoj në të njëjtën shtëpi dhe sigurisht duhet të pastroj edhe unë. Nuk ndihmoj gruan time të gatuajë, sepse edhe unë ha dhe duhet të gatuaj.  Unë nuk ndihmoj gruan time të lajë pjatat, pasi kemi ngrënë; i laj sepse edhe unë kam ngrënë në to. Unë nuk ndihmoj gruan time me fëmijët; ata janë edhe fëmijët e mi, ndaj edhe unë duhet të sillem si babai i tyre dhe të kujdesem për ta.

Unë nuk e konsideroj veten si një ndihmë në shtëpi, por si pjesë të shtëpisë. Dhe për këtë arsye duhet të jap kontributin tim. E pyeta mikun tim se kur ishte hera e fundit që, pasi gruaja e tij kishte bërë gjithë punët e shtëpisë, ai i kishte thënë “Faleminderit”, apo i kishte thënë fjalë të tipit: “Shpirt, je e mrekullueshme!”. Ai mbeti pa fjalë. I dukej e pazakontë që një herë të vetme që kishte pastruar dyshemenë, nuk ishte falenderuar nga gruaja e tij. Ndërkohë që kur gruaja e tij i bënte përditë punët, ai asnjëherë nuk e kishte falenderuar. Ndoshta sepse kultura seksiste që ne kemi, i bën meshkujt të mendojnë se punët e shtëpisë janë një detyrë e femrave…” –

Anonim

Lexo lajme interesante

You may also like