Kur futbollisti i Leipzig ndoqi trajnerin e United me birrë – videoja shkon viral

by admin
Spread the love

Trajneri ri i Manchester United, Ragnick e udhëhoqi skuadrën gjermane, RB Leipzig nga Bundesliga 2 në divizionin elitar në vitin 2016, shkruan Insporti.

Dhe, festa për ngritje në divizionin tjetër nuk shkoi shumë mirë për trajnerin, i cili ishte pjesë e një skene ‘show’ në fushën e gjelbër.

Pas promovimit të tyre, Ralf Rangnick tërhoqi këmbën dhe u pa duke u rrotulluar në fushë, teksa golashënuesi më i mirë i Leipzig, atë kohë, Selke shkoi ta “lante” trajnerin me birrë.

Atëherë 57-vjeçari u ngrit shpejt dhe u largua, duke ecur me zell dhe duke buzëqeshur, kështu duke treguar se nuk kishte keqdashje.  

Selke u pyet nëse ai kishte folur me Rangnick pas incidentit. Ai tha: “Jo, jam shumë i frikësuar.

VIDEO:

Trajneri i ri i United e mori përsëri klubin në vitin 2018, duke i ndihmuar ata të përfundonin të tretin në Bundesligë dhe duke u kualifikuar kështu në Ligën e Kampionëve për sezonin 2019–20. Ata arritën gjithashtu në finalen e DFB-Pokal, por humbën nga Bayern Munich. /Insporti.com

You may also like