“Kuqezinjtë në formë”, Alesandro Kostaktura: Europa s’është pengesë

by admin
Spread the love

Alesandro Kostakurta nga studiot e “SKY” ka komentuar suksesin e Milanit ndaj Fiorentinës. Për ish-mbrojtësin, kuqezinjtë janë në një moment të mirë forme të cilin duhet ta ruajnë të paktën deri sa të kenë siguruar gjysmëfinalet në Ligën e Europës.

“Gjatë 2024 Milani ka ecur mirë dhe këtë e faktojnë rezultatet. Sigurisht, ka akoma ndeshje dhe lodhja e një sezoni me kaq shumë ndeshje ndihet, megjithatë ritmi duhet ruajtur. Nëse kuqezinjtë vijojnë të luajnë kështu mund të bëjnë një mbyllje kampionati dinjitoze.

Liga e Europës nuk duhet të jetë pengesë, përkundrazi, duke qenë një turne që nuk është fituar kurrë, ajo i stimulon lojtarët.” deklaroi ish-futbollisti i Milanit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like