Kupa e Shqipërisë, sfida Partizani-Oriku live në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love

Do të luhen nesër 6 ndeshjet e tjera të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, një kompeticion që transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Partizani do të inaugurojë stadiumin e ri këtë të mërkurë në sfidën kundër Orikut dhe këtë takim Oversport dhe Tibo do ta sjellin live dhe ekskluzivisht për të gjithë shikuesit që nuk kanë mundësi të ndjekin ndeshjen në stadium.

“Kompleksi Partizani” është gati për të pritur ndeshje zyrtare dhe sfida ndaj Orikut pritet të jetë një ditë feste për klubin e kuq.

Tirana dhe Dinamo do të luajnë në transfertë, respektivisht përballë Veleçikut dhe Butrintit. Egnatia do të përballet me fqinjët e Shkumbinit në Peqin. Burreli-Tomori dhe Lushnja-Tërbuni janë dy takimet e tjera të turit të parë të Kupës së Shqipërisë që do të luhen nesër. / Oversport.tv

E mërkurë / 28 shtator / ora 15:00

Burreli-Tomori

Veleçiku-Tirana

Partizani-Oriku

Butrinti-Dinamo

Lushnja-Tërbuni

Shkumbini-Egnatia

You may also like