Kupa e Italisë/ Sampdoria triumfon ndaj Torinos, Juventusi pengesa e radhës

by admin
Spread the love

Sampdoria është ekipi i radhës që siguroi kualifikimin në raundin e 1/8-ve të Kupës së Italisë.

Ekipi xhenovez mposhti 2-1 Torinon dhe tani do të sfidojë Juventusin për një biletë në çerekfinale.

Fabio Quagliarella ekzekutoi saktësisht një penallti në minutën e 16-të, ndërsa ekipi mik gjeti golin e barazimit me anë të Rolando Mandragora në minutën e 54-t.

Torino fitoi një penallti dhe mesfushori nuk gaboi nga pika e bardhë. Gjithsesi, Sampdoria shënoi golin e dytë gjashtë minuta më vonë.

Valerio Verre goditi fluturimthi duke shënuar një gol shumë të bukur. Ndeshja nuk pati më gola dhe në fund festoi ekipi i Roberto D’Aversa.


Top Channel

You may also like