Kupa e Botës 2030 shkakton debate në Amerikën e Jugut – Shqip

by admin
Spread the love

Gjysma e skuadrave që kualifikohen, janë paracaktuar

Njoftimi i FIFA-s për Botërorin e 2030 dhe ceremoninë e hapjes me rastin e 100 vjetorit të garës, ka ngritur debate në mbarë globin. Sipas rregullit vendet organizatore të eventit kualifikohen automatikisht.

Kështu Maroku, Spanja dhe Portugalia nuk do të kenë nëvojë të zhvillojnë asnjë ndeshje për të shkuar në finale. Por FIFA ka vendosur që për të përkujtuar Kupën e parë të Botës 1930 që u zhvillua në Amerikën e Jugut, 3 shtete të kësaj pjese të botës të presin 3 ndeshjet e para.

Kjo bën që përkatësisht Urugiaj, Argjentina dhe Paraguaj të kualifikohen automatikisht edhe ato në finale. Kualifikueset e Amerikës së Jugut për Botërorin janë mjaft të veçanta. Për edicionin e vitit 2026, gjashtë ekipe kombëtare do të kualifikohen nga dhjetë gjithsej, përqindja më e lartë për një Konfederatë (60%).

E gjithë kjo pa harruar se skuadra e vendit të shtatë, do të ketë mundësinë të luajë një play-off për të fituar një vend të mëtejshëm. Pikërisht kjo ka sjellë pakënaqësi në shumë shtete të tjera, jo vetëm latine.

Vendimi i FIFA-s konsiderohet paradoksal, favorizues dhe paracaktues. Vendimet e organit më të lartë të futbollit në botë është e vështirë të kthehen, kështu që Brasile, Cile, Colombia, Venezuela, Ecuador, Perù e Bolivia do të garojnë fort dhe me dinakëri për të zënë vendet e mbetura.

Tv Klan

You may also like