Kundër ndryshimeve kushtetuese! Mickoski: Zgjidhja të shkojmë në zgjedhje

by admin
Spread the love

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nesër do të marrin pjesë në Komisionin Kushtetues dhe do të votojnë kundër hapjes së Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve dhe popujve të tjerë në preambulë, tha kryetar i partisë Hristijan Mickoski. Mickoski potencoi se nuk do të votojnë asnjë iniciativë e cila në këto kushte kërkon hapjen e kushtetutës.

“Ne do të jemi nesër aty prezent dhe kur do të jetë në rend dite kjo pike, anëtarët e VMRO-DPMNE-së do të votojnë kundër. Edhe në seancën plenare, e cila është caktuar për 18 gusht, deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit do të votojnë kundër”, tha Mickoski, raporton SHENJA.

Mickoski tha se e vetmja rrugëdalje që ata e shohin janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Jemi në kushte të krimit të madh, korrupsionit të madh, paaftësisë, mungesës së reformave, një qeverie që nuk mund të japë dhe zgjidhjen e vetme logjike e shohim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, u shpreh Mickoski. /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like