Kulla: Asnjë regjim s’ka rënë nga sanksionet! Putini po luan shah

by admin
Spread the love

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare Ilir Kulla e konsideroi një naivitet idenë që mund të ndalohet lufta Rusi-Ukrainë me sanksione. Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV Kulla tha se Perëndimi duhet të stërviti ushtrinë ukrainase dhe të ketë një forcë prej 100 mijë vetash që të mbrojnë vendet e NATO-s.

“Putini i ka veprimet e ftohta, luan shah. Ai e di që Perëndimi nuk do t’i përgjigjet me armë, prandaj bën atë që po bën. Sikur Perëndimi të vihej në mbrojtjen e Kievit, s’do ta kishte kaq të lehtë përplasjen ushtarake. Sot ai e ka të lehtë përplasjen ushtarake”, tha Kulla.

“Asnjë regjim nuk ka rënë nga sanksionet. Ka ndodhur e kundërta, janë varfëruar njerëzit në terren dhe janë pasuruar oligarkët. Abstenimet në OKB janë mbështetje. Është hera e parë që një vend sovran pushton një vend sovran tjetër pa një arsye dhe justifikim. Perëndimi sot duhet të armatos dhe të stërviti sa më shumë ushtrinë ukrainase. Një forcë lëvizëse prej 100 mijë vetash që të mbrojnë edhe vendet e tjera në kufi me NATO-n”, shtoi ai.

You may also like