Kukësi zyrtarizon blerjen e re, një boshnjak në dispozicion të Gegës

by admin
Spread the love

Kukësi zyrtarizon blerjen e radhës në këtë sesion të merkatos: Tarik Isic është lojtari më i ri i verilindorëve. Mbrojtësi, që sezonin e kaluar është aktivizuar në Bosnjë, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me kuksianët.

“Futboll Klub Kukesi njofton se qendërmbrojtësi boshnjak Tarik Isić është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mbrojtësi 27-vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Isiç vjen në Shqipëri nga kampionati boshnjak, ku sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Velez Mostar, ekip me të cilin ka fituar edhe Kupën e Bosnjës. Në të shkuarën, mbrojtësi shtatlartë ka luajtur edhe me ekipe si FK Olimpik, Celik Zenica, Radnik Bijelj, e Capljina”, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv

You may also like