Kukësi ndëshkohet nga një ish, Partizani hedh hapin e sigurt drejt gjysmëfinales së Kupës

by admin
Spread the love

Partizani pranë kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Kampionët në fuqi të Superiores fituan me rezultat minimal ndaj Kukësit në transfertë në përballjen e parë çerekfinale, duke marrë një bonus në madh për takimin e kthimit, që do të zhvillohet në kryeqytet.

Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi një ish, si Gjelbrim Taipi, që nuk e pati të vështirë ta shtynte topin drejt rrjetës.

Sfida nisi me probleme për të kuqtë, pasi Xhuliano Skuka u largua nga fusha e lojës me barelë që në minutën e 19-të.

Partizani, gjithsesi, e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 43-të, teksa Tedi Cara dhuroi një asist të pastër për Gjelbrim Tapin, me këtë të fundit që e kishte të lehtë me portën e boshatisur.

Në orën 17:00 do të luhet takimi tjetër çerekfinal mes Teutës dhe Tiranës.


Top Channel

You may also like