Kukësi lëviz në merkato, mungon vetëm zyrtarizimi për futbollistin 22-vjeçar

by admin
Spread the love

Kukësi ka nisur nga puna në merkato për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Verilindorët janë pranë firmës me futbollistin e Maqedonisë së Veriut, Jakup Berisha.

Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, klubi ka nisur negociatat me lojtarin dhe është arritur edhe marrëveshja me të. 22-vjeçari së fundmi është aktivizuar në radhët e Pelister Bitola, ndërsa shumë shpejtë pritet edhe zyrtarizimi i tij.

Një afrim cilësor ky për ekipin që tashmë do të drejtohet nga Skënder Gega. Sezonin e ardhshëm Kukësi kërkon të rivalizojë për titullin kampion dhe Berisha do të jetë afrimi i parë për verilindorët. /oversport.tv

You may also like