“Kujdes në Napoli”, mesazhi i Liverpool për tifozët sjell polemika në rrjet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Rrezikoni të grabiteni ose të sulmoheni, prandaj mos shëtisni në qendër të qytetit me fanellat dhe simbolet e skuadrës”. Është ky njoftimi i Liverpool drejtuar tifozëve të vet në prag të ndeshjes kundër Napolit në Champions League këtë të mërkurë në mbrëmje.

Ky njoftim ka hapur shumë debat dhe polemika në rrjetet sociale. Në një nga profilet në Twitter, klubi anglez ka dhënë disa instruksione për tifozët e vet, që pritet të jenë të shumtë në Napoli në debutimin e skuadrës së Klopp në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Nuk u ka pëlqyer tifozëve të Napolit dhe italianëve në përgjithësi ky mesazh dhe janë të shumta reagimet në rrjetet sociale. / Oversport.tv

Foto: Liverpool FC Facebook

You may also like