“Kujdes me holandezët, flini të qetë në Durrës”, tifozët e Lazios tallen me “armiqtë” e Romës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Roma e Jose Mourinhos do të sfidojë Feyenoordin të mërkurën në “Air Albania”. Finalja e parë e Conference League do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar më 25 maj, 21:00. Në Tiranë priten të zbarkojnë mijëra tifozë italianë dhe holandezë.

Marrëdhëniet mes dy tifozerive nuk janë aspak të mira. Vite më parë pati sherre dhe përplasje mes tyre, teksa ultrasit nga Roterdami e tepruan duke shkatërruar disa objekte arti historike të rëndësishme në kryeqytetin italian, aty ku nuk mungoi përpasja e dhunshme me policinë.

Pas shtatë vitesh do të takohen në Tiranë, tashmë në finalen e madhe të UECL. Një grup tifozësh të Lazios kanë shpalosur një pankartë të madhe, aty ku thumbimi dhe ironia ndaj “armiqve” të përjetshëm nuk mungon.

Me holandezët vërdallë është një ajër i ndotur. Më mirë të mos bësh të çmendurin. Rri i qetë dhe fli në Durrës”, shkruajnë ultrasit bardhekaltër, duke e lidhur gjithçka me problemet në të kaluarën mes tifozëve të Romës dhe Feyenoordit.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like