Kualifikueset e Botërorit për femra: Shqipëria shkëlqen përballë Armenisë

by admin
Spread the love

Kombëtarja shqiptare e femrave ka arritur një fitore të shkëlqyer ndaj Armenisë në eliminatoret e Botërorit “Australi – Zelandë e Re 2023”, që u luajt sot në Amavir.

Përfaqësuesja kuqezi triumfoi me rezultatin 4-0 dhe bërë një lojë mjaft të mirë, duke u ngjitur kështu në kuotën e 10 pikëve në Grupin F të kualifikueseve, një rekord historik për Shqipërinë e femrave në kompeticionet ndërkombëtare.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 13-të me anë të kapitenes Megi Doçi, e cila realizoi një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit. Dyfishimi i rezultati erdhi në minutën e 23-të me Maksutin, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë vjen edhe goli i tretë i Shqipërisë me Gjinin.

Edhe në pjesën e dytë vajzat kuqezi vazhdojnë të dominojnë dhe minutën e 58-të vjen edhe goli i katërt me  Maksutin që shënon golin e dytë personal. . Në minutën e 76-të Shqipëria ka një shans të mirë për golin e pestë, kur gjyqtarja e ndeshjes akordon penallti pas një ndërhyrje të parregullt në zonë ndaj Krasniqit.

Goditja e Doçit nga pika e bardhë devijohet nga portierja armene dhe në vijim të aksionit Gjini godet, por topi përplaset në shtyllën pingule. Sfida mbyllet me rezultatin 4-0 për Shqipërinë, që merr kështu një fitore të vyer në transfertë. / Oversport.tv

Foto: fshf.org

Eliminatoret e Botërorit “Australi – Zelandë e Re 2023” për femra

Armeni – Shqipëri 0-4

Doçi 13’, Maksuti 23’, 58’, Gjini 45’+2

You may also like