Jemi forca e dytë politike në shtet, legjitimitetin e plotë e ka Fronti Europian – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka falenderuar të gjithë votuesit e Frontit Europian në zgjedhjet parlamentare, me ç’rast ky koalicion mblodhi mbi 130 mijë vota dhe siguroi 19 mandate deputetësh në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Ahmeti në postimin e tij shkruan se legjitimiteti i plotë i takon Frontit Europian, sepse siç thotë ai, ata janë garanca e vetme për orientimin euro-amerikan të shtetit.

Statusi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ju faleminderoj nga zemra për votën tuaj në zgjedhjet parlamentare të 8 majit që nxorri fitues të padiskutueshëm Frontin Europian dhe kauzën tonë europiane me 19 mandate deputetësh, madje duke na bërë forcën e dytë politike në vend.

Faleminderoj të gjithë aktivin politik të Frontit në të gjitha njësitë zgjedhore për kontributin e tyre në këtë rezultat të shkëlqyeshëm zgjedhor.

Këtë besim tuajin ju premtoj se nuk do ta zhgënjejmë, do të vazhdojmë të jemi garanca e vetme e orientimit euro-amerikan të vendit, mburojë e

përhershme nga ndikimi i dëmshëm rus dhe faktor i padiskutueshëm i zhvillimit të vendit në rrugën e duhur.

Fitorja dhe legjitimiteti i plotë dhe i vërtetuar me mbi 31.000 votat e juaja dhe 19 mandate deputetësh i takon vetëm Frontit Europian!

Bashkë drejt misioneve të rradhës!

 

https://www.facebook.com/photo/?fbid=978873920273397&set=a.465898708237590

You may also like