Kualifikohet Voska Sport dhe Shkupi, eliminohet Struga Trim&Lum, Shkëndija dhe Gostivari – Shqip

by admin
Spread the love

Pas ndeshjeve të 1/8 së finales së Kupës, kualifikim në çerekfinale kanë siguruar ekipet: Bregallnica, Sileksi, Shkupi, Makedonija GJP, Rabotniçki, Voska Sport, Tikveshi dhe AP BRERA.

Në stadiumin “Biljanini i Izvori” në Ohër, pas 90 minutave lojë, rezultati përfundoi 0:0, ndërsa pas ekzekutimit të penaltive më i suksesshëm ishte ekipi i Voska Sport, duke fituar 4:2.

“Ishte një ndeshje mjaft e mirë dhe e barabartë, skuadra e Voska Sport në fund pati fat pas ekzekutimit të penaltive, arriti të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Miljan Radovic,  trajner i Voska Sport.

Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate:

Rabotniçki – Shkëndija 3:2

AP Brera – Gostivari 0:0 (fitore e AP Brera me penalti)

Bregallnica – Jang Tim Struga 11:0

Pelisteri – Tikveshi 0:1

Shkupi – Ohri 4:0

Sileksi – Bashkimi 3:2

Vardari – Makedonia Gj.P 0:1

Voska Sport – Struga Trim&Lum 0:0 (4:2 me penalti)

/Shaban Sinani – KlanMacedonia/

You may also like