Kualifikimi i Italisë ndryshonte të ardhmen e Chiellinit, mbrojtësi: Do isha tërhequr në vitin 2018

by admin
Spread the love

Historia mund të ishte shkruar ndryshe për Giorgio Chiellinin nëse Italia do të kishte një biletë për në Botërorin e Katar 2022.

Mbrojtësi luajti ndeshjen e fundit me kombëtaren në finalen e Wembley për llogari të edicionit të parë të “Finalissima” ku humbën ndaj Argjentinës me rezultatin 0-3. Së fundmi, 37-vjeçari është shprehur se do të vazhdonte futbollin me axurrët dhe me Juventus nëse Italia do të luante në Katar ndërsa zbuloi se do të ishte tërhequr pas Botërorit të vitit 2018, megjithatë në atë kompeticion të kaltrit sërish nuk ishin prezent.

“Nëse Italia do të ishte kualifikuar për në Botëror do të vazhdoja të isha pjesë e saj dhe do të qëndroja te Juventus edhe për një tjetër sezon. Kisha dëshirë të ndryshoja historinë time në Botërore sepse nuk kam pasur shumë gëzime në këtë kompeticion, nuk ka qenë asnjëherë e lehtë për mua. Dhashë gjithçka nga vetja që të shkonim në Katar me Italinë, por nuk ishte e mundur.

Nëse kombëtarja do të luante në Botërorin e vitit 2018 unë do të isha tërhequr menjëherë pas eventit, por duke parë si shkuan gjërat atëherë them se do të kisha marrë një vendim të gabuar pasi nga ajo periudhë kam luajtur shumë dhe fituam Europianin”, u shpreh Chiellini që tashmë pritet të vijojë karrierën në MLS, kampionatin e Amerikës./ Supersport


Top Channel

You may also like