Kthimi i Messit, Pique ka një këshillë për Barcelonën

by admin
Spread the love

Çështja “Negreira” vazhdon ta “përndjekë” Barcelonën në javët e fundit, por lajmi tjetër “i madh”, ku janë fokusuar tifozët e Barçës, është kthimi i mundshëm i Lionel Messit.

Interesimi i treguar këtë javë nga vetë bordi i drejtorëve të Barçës dhe madje edhe nga trajneri Xavi Hernández, ka shtuar zërat për një rikthim në verë të Leos në atë që ishte shtëpia e tij për kaq shumë vite.

Kun Agüero, miku i madh i Messit, la të kuptohej së fundmi se Barcelona dhe “ylli” argjentinas mund t’i kenë “afruar pozicionet” këtë javë.

Një tjetër emër me peshë, që nuk ka hezituar të komentojë fjalët e Rafael Yustes, zëvendëspresident i Barcelona, ​​është Gerard Pique në një intervistë për gazetarin spanjoll, Gerard Romero.

E njoh Rafa Yusten, është një person shumë i mirë dhe gjithmonë do t’ju tregojë atë që dëshironi të dëgjoni. Ai është një person i mrekullueshëm dhe do të zgjedhë fjalët e duhura për të thënë atë që ju pëlqen të dëgjoni”, tha ish-lojtari i Barçës.

Pique pranoi se rikthimi i Lionel Messit te Barça do të ishte diçka “e pabesueshme”.

“Do të ishte e pabesueshme nëse Leo do të kthehej, por vjen një moment nxitja e negociatave mund të jetë edhe kundërproduktive. Unë do ta lija situatën të rrjedhë vetë, të jetë e natyrshme,” sqaroi ai.

“Një operacion në botën e futbollit mund të kryhet për aq kohë sa duan të dyja palët,” përfundoi Pique.


Top Channel

You may also like