KSHZ: Nga sot deri më 8 mars grumbullohen nënshkrimet për kandidatë për president të shtetit, zyrat e KSHZ-së do të punojnë nga ora 8 deri në 20

by admin
Spread the love

Procedura për grumbullimin e nënshkrimeve për listat e kandidatëve për President të Republikës së Maqedonisë së Veirut filloi sot dhe do të zgjasë deri më 8 mars në orën 24, përkujton Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

“Nënshkrimet e votuesve në procedurën e kandidimit mblidhen në njësitë rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Orari i punës në zyrat rajonale të KSHZ-së çdo ditë është nga ora 8 deri në 20, duke përfshirë edhe të shtunën, të dielën dhe festat”, thekson KSHZ në kumtesë.

KSHZ kumtoi se deri mbrëmë janë dorëzuar gjithsej tetë deklarata për pranimin e nismës për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidim për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Tre nga parashtruesit do të mbledhin nënshkrim për kandidaturë në zyrat rajonale të KSHZ-së dhe para noterëve që i kanë caktuar vetë. Këta janë Velo Markovski, Biljana Vankovska Cvetkovska dhe Stevço Jakimovski.

Pesë nga parashtruesit, grumbullimin e nënshkrimeve për kandidim për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta realizojnë në zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.  Dhe atë Tome Nikolloski, Bujar Osmani, z. Popovski, Maksim Dimitrievski dhe Gjorgi Manaskov.

MARKETING



You may also like