KSHZ do të shpallë rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale

by admin
Spread the love

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot do të shpallë rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokaleve që u mbajtën në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.

KSHZ do të bëj të ditur se në cilat komunat do të zhvillohet raund i dytë zgjedhor dhe se ku mund të përsëriten zgjedhjet nga raundi i parë. Po ashtu do të komunikohet edhe numri i këshilltarëve komunal nga partitë dhe listat e pavarura.

Personat e sëmurë dhe të pamundshëm që dëshirojnë të votojnë në raundin e dytë mund të paraqiten nëpër komisionet zgjedhore komunale deri sonte në mesnatë (23 tetor), por të drejtën pa u lajmëruar do ta shfrytëzojnë edhe ata qytetarë të këtyre kategorive që kanë votuar në raundin e parë.

Afati për lajmërimin për votim për raundin e dytë për personat e infektuar me COVID-19 dhe ata në izolim është deri më 25 tetor.

You may also like