KSHPK e miratoi ankesën e Silajnovska Davkova për shkelje të rregullave zgjedhore

by admin
Spread the love




Dyshimet për shkelje të dispozitave nga Ligji për pengimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave dhe nga Kodi zgjedhor, janë të bazuara, ankesa e parashtruar nga kandidatja presidenciale Gordana Siljanovska Davkova miratohet.

Kështu unanimë, me pesë vota, vendosi sot Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit, duke vepruar sipas ankesës së parashtruar nga kandidatja për presidente të shtetit nga VMRO-DPMNE-ja, Gordana Siljanovska Davkova.

Ankesa ka të bëjë me shkelje të rregullave zgjedhore.

MARKETING



Në sqarimin e ankesës, shkruhet se në janar 2023, Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë publikoi shpalljen për pranimin e 130 kursantëve për gjyqtarë dhe prokurorë publikë të ardhshëm dhe pas testeve të kryera më parë të gjuhës së huaj, testi psikologjik dhe testin e integritetit, më 29 mars 2024, Akademia e Gjyqtarëve shpalli orarin e dhënies së testit kualifikues.

“Ky test aktualisht është duke u bërë nga 299 persona, gjë që tregon qartë se procedura për lidhjen e marrëdhënies së punës ka filluar dhe nuk është lënë pezull, me çka Akademia e Gjyqtarëve shkel në mënyrë flagrante Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit dhe Kodi Zgjedhor”, shkruan në ankesën Siljanovska – Davkova.

MARKETING






You may also like