Ksavi: Mamaja ime është më tifoze e Barçës sesa shtyllat e “Camp Nou”-t

by admin
Spread the love

Barcelona ka prezantuar “Barça One”, platformën e re audiovizive në të cilën mund të shihen përmbajtje ekskluzive nga klubi dhe do të zëvendësojë “Barça TV”.

Me këtë rast, klubi i Barçës organizoi një aktivitet ku mori pjesë e gjithë skuadra e parë e futbollit, si dhe skuadrat e futsallit, hendbollit dhe hokejit në bar dhe disa lojtare të ekipit të femrave. Presidenti, Joan Laporta, ka qenë në ekstazë për projektin e ri.

“Sot tifozët e Barcelonës janë me fat. Barça One do të jetë një platformë audiovizive që do të jetë referencë për të gjithë tifozët e Barcelonës”, tha ai. Por batutën e ditës e lëshoi trajneri Ksavi Hernandez. “Mamaja ime do të jetë një nga më të lumturat me këtë platformë, sepse është më e tifozë e Barcelonës se vetë flamuri i këndit”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

You may also like