Kryetari i Leposaviqit: Të hënën dalë në zyrë, s’mund të na ndalojë dikush që gjuan gurë

by admin
Spread the love

Kryetari i Leposaviqit, Lulëzim Hetemi, ka paralajmëruar se të hënën do të shkojë në zyrë.

Ai në një prononcim për Klankosova.tv tha se pavarësisht situatës, ai përsëri do të hyjë në zyrë.

“Do të dalë në zyrë të hënën. Edhe nëse situata e njëjtë përsëritet prapë, ne do të hyjmë në zyra. S’mund të na ndalojë të hyjmë në objekte të shtetit kushdo që gjuan gurë”, tha ai për Klankosova.tv.

Kujtojmë se dje kryetarët e Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut janë penguar nga protestuesit serbë që të hyjnë në zyrat e tyre, ku më pas u desh intervenimi i policisë për t’ua mundësuar një gjë të tillë.

Pas kësaj ngjarjeje, komuniteti ndërkombëtar fajësuan qeverinë, duke i kërkuar që të zmbrapsen.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like