Kryeministri u tregua mjeshtër në mashtrim

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, me darkën e mbrëmshme me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka shkelur fjalët e tij që i kishte thënë më herët.

“Si deputet, i vetmi e kam mbështetur në qëndrimin e tij, në parimet me të cilat ka ardhur për dialogun, për arsye se besoj se një lider premton dhe mban parime dhe qëndrime që nuk do t’i shkelë, duhet t’i mbajë, nëse i tradhton këto premtime, nuk e di se a ki me tradhtu edhe vendit. Është një tradhti ndaj parimeve të veta që i ka pasë si lider politik”.

“E kemi parë që ka premtuar se nuk do të shkojë në dialog pa kërkim faljen e Serbisë,pa zbardhjen e e rasteve të të pagjeturve, pika e fundit ka qenë vetëm kërkim falja që të ulet në dialog me Serbinë. Këta nuk munden me bo takime joformale, në këtë pjesë hipokrizia e tij si lider politik dhe si kryeministër lë shumë për të dëshiruar, prandaj kam thënë hipokriti më i madh, është treguar mjeshtër në mashtrim, fatkeqësisht tani e kemi kryeministër dhe po shohim çdo ditë e më shumë po ka pasoja”, ka thënë Lushtaku.

You may also like