Kryeministri Rama e nis ditën me pamje nga Valbona: Destinacioni kryesor për aventurat e majave me dëborë

by admin
Spread the love

Kryeministri i vendit Edi Rama, këtë të dielë e ka nisur me pamje nga Valbona piktoreske, ku kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar foto nga Valbona, e cila është një ndër destinacionet e preferuara nga vizitorët.

Rama shkruan se Valbona dimërore, është destinacioni kryesor për personat që pëlqejnë aventurat e majave me dëborë.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES

dhe me Valbonën dimërore që është kthyer në një nga adresat e preferuara jo vetëm për vizitorët vendas, po edhe të huajt që pëlqejnë aventurën e majave me dëborë, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

You may also like