Kryeministri Kurti u takua me ekipin e PITF – Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Prishtinë “Burbuqe Berisha” – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ekipin e PITF – Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Prishtinë “Burbuqe Berisha”, ku pjesëmarrës ishin profesor Zijad Mehiq, regjisor, Doruntina Alishiqi, drejtore artistike e Festivalit, asistente Valentina. Cenaj dhe Dr. Sc. Ilir Bytyçi, kryetar i kabinetit të këshillit drejtues të AAB-së.

Profesor Zijad Mehiq dhe ekipi i tij shpalosën planet e reja të PITF dhe zhvillimet më të fundit të programit. Ekipi i PITF-së e informoi kryeministrin për programin e këtij viti, i cili shënon edicionin e tetë dhe për të cilin kanë marrë më shumë se 100 aplikime nga vende të ndryshme të botës.

Festivali do të shërbejë edhe si një platformë për të njohur më mirë trashëgiminë kulturore të vendit tonë.

Kryeministri përgëzoi ekipin për punën e shkëlqyer. Gjatë takimit u diskutuan edhe çështje të tjera zhvillimore që kanë të bëjnë me artin skenik në Kosovë, por edhe u përkujtua autori i njohur nga Sarajeva, Abdulah Sidran, i cili ndërroi jetë tre javë më parë.

PITF po inkurajon zhvillimin e Teatrit, krijimin e kornizave të reja skenike dhe promovimin e artit dhe kulturës së Kosovës në botë, duke e ngritur veprën dhe emrin “Burbuqe Berisha” si një nga figurat e rëndësishme të artit skenik. të cilën e humbëm në tetor 2021.

You may also like