Kryeministri Kurti bëri homazhe në përkujtim të masakrës në Studenicë të Komunës së Istogut – Shqip

by admin
Spread the love

25 vjet më parë, në këtë fshat, forcat serbe vranë katër nëna dhe katër vajza të mitura, të moshës nga 12 deri në 15 vjeç, si dhe kryeplaku i fshatit.

Kryeministri Kurti, pasi bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta mbi varret e të vrarëve, tha se jam këtu për të nderuar këta dëshmorë, të cilët u vranë brutalisht 25 vjet më parë.

 As emrat e tyre nuk harrohen, as gjaku i tyre nuk u shlyhet, sepse atje e kemi historinë tonë për ne dhe brezat e ardhshëm, por edhe rrënjët e shtetit që kemi dhe lirisë që gëzojmë”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se. pas vrasjes mizore, forcat serbe i hodhën kufomat në pus, sepse shqiptarët i penguan të gjallë dhe të vdekur.

Ai më tej ka thënë se kriminelëve nga Serbia edhe trupat e pajetë të shqiptarëve u dukeshin të gjallë dhe preokupimi kryesor i tyre nuk ishte dilema nëse do të kryenin apo jo vrasje, por çfarë të bënin me trupat.

Duke nderuar viktimat e masakrës në Studenicë, kryeministri Kurti tha se fakti që ne jemi këtu, fakti që ju jeni këtu dhe ndërtoni jetën tuaj, ne zhvillojmë së bashku, shoqëria dhe shteti, qeveria dhe institucionet e tjera, tregon se Populli shqiptar dhe Republika e Kosovës ka triumfuar dhe ne duhet të vazhdojmë ta forcojmë këtë, sepse ky është kontributi ynë për drejtësinë historike për atë që na ndodhi.

Ndërkaq, sa i përket drejtësisë gjyqësore, kryeministri Kurti tha se organet përkatëse, Prokuroria, Prokuroria Speciale në veçanti dhe gjyqësori duhet të angazhohen me gjithçka që munden sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse dëshmitarët po plaken gjithnjë e më shumë, madje. shumë raste kur ata janë duke ikur, ne kemi faktet materiale, kemi dëshminë e deklaratave, por jo njerëzit si të mbijetuar.

You may also like