Kryeministri italian surprizohet nga dhurata e Edi Ramës

by admin
Spread the love

Kreu i qeverisë Edi Rama ishte sot në Romë për një vizitë zyrtare ku u prit nga kryeministri Mario Draghi. Rama surprizoi homologun Italian me librin e tij me piktura të realizuara gjatë mbledhjeve të qeverive.

“Doja tju jepja një dhuratë personale. Librin tim të fundit me pikturat e mia që kemi bërë me galerinë e Berlinit. Janë të gjithë vizatimet që kam bërë gjatë kohës që bëhen mbledhjet e qeverisë. Janë dhe skulpturat në qeramikë. Janë vizatime që janë bërë në fletë axhendash të takimeve apo mbledhjeve”-shprehet Rama.

Kryeministri Italian nuk fshehu dot habinë ndërsa tha: “Janë të mrekullueshme. I vetmi kryeministër në botë artist” .

Lexo lajme interesante

You may also like