ANKARA – Steinmeier: Paqja në LM arrihet vetëm përmes zgjidhjes me dy shtete

by admin
Spread the love

ANKARA, 26 prill /ATSH-AA/ – Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier deklaroi se vendi i tij pajtohet me Turqinë se një zgjidhje me dy shtete është e nevojshme për arritjen e paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

“Pajtohemi me Turqinë se paqja e qëndrueshme në Lindjen e Mesme do të jetë e mundur përmes një zgjidhjeje me dy shtete”, tha presidenti Steinmeier.

Duke e përshkruar vizitën e tij në Turqi si konstruktive, Steinmeier tha se “çdo minutë e vizitës sime në Turqi ishte e vlefshme”.

“Për mua, vajtja në Turqi, me rastin e 100-vjetorit të fillimit të marrëdhënieve tona diplomatike, ishte shumë domethënëse”, shtoi ai.

Duke theksuar se të dy vendet janë aleatë të NATO-s dhe anëtarë të G20-tës, Steinmeier tha se “si Turqia ashtu edhe Gjermania, jemi të domosdoshme për njëra-tjetrën. Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin”./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like