Kurti po dëshiron të disiplinojë gjithë botën, do të japë dorëheqje brenda muajit – Shqip

by admin
Spread the love

Refuzimi i qeverisë Kurti për të çuar përpara themelimin e Asociacionit pritet të ndikojë në mospranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Komentatori politik, Halil Matoshi e ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti.

Sipas tij, Kurti po ja rrezikon Kosovës anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

‘Ky kryeministër po dëshiron të disiplinojë gjithë botën. Po mendon që po bëhet një komplot botëror kundër Kosovës, përfshirë Amerikën, BE-në, Vatikanin dhe vendet tjera perëndimore dhe ka rrëshqitur në balltak nga i cili nuk mund ta nxjerr askush’, ka thënë Matoshi në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Matoshi beson se brenda këtij muaji Albin Kurti do të jap dorëheqje dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

You may also like