Kryeministrat e Evropës qendrore thonë se nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë (fotot)

by admin
Spread the love

“Ne nuk do të dërgojmë trupa ushtarake në Ukrainë” tha sot kryeminsitri çek Petr Fiala, pasi Emmanuel Macron tha se “nuk përjashtohet” dërgimi i trupave të NATO-s në terren atje.

Fiala kryesonte takimin e kryeministrave të Çekisë, Polonisë, Hungarisë e Slovakisë, i njohur ndryshe si grupi Visegrad i vendeve të Evropës qendrore. Kryeminsitri polak Donald Tusk dukej se mbështeste komentet e Fiala duke thënë se “hezitimi për të dërguar trupa, është i gjerë në rajon.

Çështja e re e përfshirjes së hapur të trupave të NATO-s në luftën në Ukrainë, erdhi pas një komenti të presidentit francez Emmanuel Macron që tha se ‘refuzonte të përjashtonte mundësinë’ e dërgimit të trupave tokësore në Ukrainë, sipas tij “për të ndaluar që Rusia të fitojë luftën”.

Katër vendet evropiano-qendrore thanë sot se nuk do të dërgojnë trupa dhe ishin të ndarë në lidhje me ndihmat ushtarake.

Çekia e Polonia kërkonin shtim të dërgimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën, kurse Slovakia e Hungaria ishin kundër, shkruan rrjeti AFP.

Në takimin e grupit Visegrad, kryeministri hungarez Viktor Orban tha se vendi i tij “nuk do të dërgojë armë apo ushtarë në Ukrainë”.

Tusk dhe Fiala mbështetën idenë e sekuestrimit të fondeve ruse nëpër botë, duke thënë se arrinin në $300 miliardë, me të cilat mund të ndihmohej Ukraina.

Grupi Visegrad është themeluar në vitin 1991, dy vjet pasi Çekosllovakia, Hungaria e Polonia ndërruan sistemin komunist pas katër dekadash.


Top Channel

You may also like