Kryebashkiaku “shtang” të gjithë të pranishmit në mbledhje: Ka kryetar Bashkie që hanë e pinë me trafikantët e drogës

by admin
Spread the love

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme këtë të hënë mes drejtorëve të policive të Qarkut të Shkodrës, ku janë bërë edhe bilancet e punës së uniformave blu.

Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se kolegët e tij në bashkitë e tjera të vendit favorizojnë kultivimin e drogës duke u ulur në një tavolinë me trafikantët.

“Ky çrregullim vjen nga mungesa e burimeve njerëzore. Kjo situatë na bën me besu se gjendja do të ndryshojë. Unë mendoj që nuk mundet një polic që thyen disiplinën në Shkodër me e pru në Pukë/ Kur ai ka thyer disiplinën e thyen kudo! Nuk mund të jetë kryetar bashkie dikush që telefonohet nga trafikantët dhe han e pinë me to. Ka një problem këtu dhe për këtë duhet me e nis kontrollin që nga kryetarët e bashkisë e deri te punonjësi i policisë se ka pas disa raste që janë konstatuar”, tha Gjonaj.

Drejtori i Policisë së Shkodër, ka thënë se në vitin 2021, janë asgjësuar 53.873 bimë narkotike. Janë kontrolluar 430 ambiente të mbyllura javën e shkuar dhe nuk është gjetur asnjë ambient për përdoret për drogë.

You may also like