Kroaci-Shqipëri marrëveshje për sigurimet shoqërore, Rama:Përfitojnë rreth 3000 shqiptarë

by admin
Spread the love

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të enjte se Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore.

Në një status në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Po ashtu Rama bën me dije se rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në Kroaci do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës.

  “Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore.  Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës”, shkruan Rama.

You may also like