Krim pasioni! Përndoqi ish-kolegen për muaj të tërë dhe më pas e masakroi me thikë, dënohet autori (Detajet)

by admin
Spread the love

Gjykata Gjykatën e Lartë në Melburn të Australisë ka dënuar me 36 vite burg Luay Sako, i cili vrau ish-kolegen e tij të punës.

23-vjeçarja u vra në më mënyrë makabre me thikë, pasi 39-vjeçari hyri në shtëpinë e saj. Fillimisht ai e ka përndjekur për muaj të tërë, ndërsa në 16 nëntor 2020 disa orë pasi Celeste Manno publikoi një foto me të dashurin e ri, ai shkoi me makinë në adresë dhe përdori një çekiç për të thyer dritaren e dhomës së saj të dhomës, e më pas e vrau në gjumë.

Prokurorët deklaruan se ai e ka goditur me 23 herë me thikë, brenda dy minutash e gjysmë. Përndjekja filloi në vitin 2019 kur ai u pushua nga puna dhe ai filloi t’i dërgonte mesazhe. Pavarësisht se Manno i lutej të ndalonte, mesazhet e Sakos u bënë gjithnjë e më të shqetësuese dhe intensive.

Ajo e raportoi atë në polici dhe mundi të merrte një urdhër ndalimi të përkohshëm, por autori nuk u pengua dhe më vonë u akuzua për shkelje të urdhrit. Celeste Manno ishte drejtuese e ekipit në një qendër telefonike ku punonte edhe autori.

Familja e viktimës deklaruan se Sako duhej të ishte burgosur përjetë dhe se nuk ishin absolutisht dakord me këtë vendim.

“Është absolutisht e pabesueshme që gjykata vendosi t’i japë atij mëshirë edhe pse ai nuk i tregoi Celestes asnjë“, deklaruan ata.

Sipas BBC gjykata nuk garantonte burgim të përjetshëm, sepse ai ishte diagnostikuar me një çrregullim ekstrem të personalitetit. Kjo “shkaktoi një dëmtim të konsiderueshëm” të funksionimit të tij mendor në kohën e krimit. Pritet që Luay Sako të lirohet me kusht në vitin 2050, kur të jetë në moshën 65-vjeçare.

 


Top Channel

You may also like