Kreu i KSHZ-së: Është legjitime të punohet edhe me gjashtë anëtarë

by admin
Spread the love

Kryetari i Komisionit Shtetërot Zgjedhor,  Aleksandar Dashtevski ka deklaruar se KSHZ mund të punojë nëse ka shumicë” edhe nëse mungon një anëtar i saj. Për momentin, KSHZ ka gjashtë anëtarë, ndërsa anëtari I shtatë që I takon opozitës shqiptare ende nuk është zgjedhur. Dashtevski tha për TV 21 se anëtarët e KSHZ-së kanë përvojë dhe se janë të gatshëm për zgjedhje.

 ALEKSANDAR DASHTEVSKI

“Kjo do të thotë se nëse janë gjashtë anëtarë mund të funksionojë pa probleme dhe ligjërisht. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mund të punojë edhe me katër anëtarë. Neve na takon t’i realizojmë zgjedhjet. Ne kemi një përbërje me përvojë, disa anëtarë janë tashmë në mandatin e dytë, ndërsa disa kanë tre mandate. Për mua ky është mandati i dytë por jo në kontinuitet. Jemi të gatshëm për zgjedhje. Nëse zgjidhet anëtari, mirë, nëse nuk zgjidhet, është legjitime dhe ligjore të punohet me gjashtë anëtarë”.

MARKETING



You may also like